Sporti

Sarri mund ta zëvendësojë Jose Mourinhon

04/15/2021 09:05
nga:L J

Trajneri italian, Sarri mund ta zëvendësojë Jose Mourinhon si trajner i Spurs kanë raportuar mediat italiane.

Sipas mediave nga Italia, Sarri mund të jetë zëvendësuesi i portugezit, pasiqë Tottenham nuk po kalon formë të mirë nën urdhërat e Mourinhos, shkuran GazetaBlic Sport.

La Gazzetta dello Sport, pretendon se Tottenham ishin të interesuar për shërbimet e italianit edhe në vitin 2018, para se ai të merrte drejtimin e rivalëve të Spurs, Chelsea.

Sarri është momentalisht pa skuadër dhe për të është e interesuar edhe skuadra nga kryeqyteti italian, AS Roma.

Momentalisht ekipi i Jose Mourinhos ndodhet në vendin 7’të në tabelë, dhe ka 6 pikë më pak se West Ham që ndodhet në vendin e 4’të, vend që siguron pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport.