Drejtoresha e shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Afërdita Spahiu-Shllaku, ka folur rreth menaxhimit të pandemisë në këtë komunë, shkruan GazetaBlic.
Ajo thekson se komuna e Gjakovës është furnizuar me 1 mijë e 20 doza të vaksines, me ç’rast i bënë thirrje personelit shëndetësor të mos hezirojnë për tu vaksinuar.
“Ne si komunë jemi furnizuar me 1 mijë e 20 doza të vaksinës. Mesazhi im për të gjithë punëtorët shëndetësor është që të mos hezitojnë dhe të vaksinohen me vaksinën anti-covid-19”, ka thënë ajo në Kanal10.
Tutje ajo ka thënë se ka një interesim të madh të qytetarëve për tu vaksinuar.
” Vërehet një interesim mjaft i madh i qytetarëve për marrjen e vaksinës, por që jemi të furnizuar me një sasi shumë të vogël, shpresoj që të kemi doza më shumë në të ardhmën”, deklaron ajo.
Spahiu-Shllaku, shpreson se shumë shpejtë të vij kontigjenti tjetër me vaksina.
LEXO EDHE:
Policia me kontrolle të shumta në kuadër të masave të reja anti Covid


