Ka vazhduar debati në distancë mes opnionistit, Milaim Zeka dhe imamit Shefqet Krasniqi, shkruan Gazeta Blic.
Zeka përmes një videomontazhe ka provokuar Krasniqin.
I gjithë debati kishte nisur pas një deklarate të Milaim Zekës, i cili ditë më parë kishte thënë se Komandanti Legjendar, Adem Jashari, nuk ka qenë siç thoshte ai: muhaxhedin dhe se i njejti ka pirë edhe alkool.
Kjo kishte ngjallur edhe reagimin nga imami Krasniqi, i cili ka thënë për Zekën, se është një person që nuk i beson askush.
Krasniqi tha se Milaim Zeka, është i padijshëm dhe se të njejtit nuk duhet t’i jepet hapësirë mediale.


