Sporti

Dortmund në epërsi pas pjesës së parë ndaj Manchester Cityt, Liverpool dhe Real Madrid “qetë” në “Anfield Road”

04/14/2021 21:45
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve.

Dortmund është në avantazh nda Manchester Cityt me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic.

Ishte një aksion mirë i ndërtuar që u finalizua në mënyrë të mrekullueshme nga Jude Bellingham.

Bellingham shënoi  një gol të bukur dhe u bë golashënuesi më i ri anglez në Ligën e Kampionëve me vetëm 17 vjeç sa ka momentalisht.

Në anën tjetër, Liverpool dhe Real Madrid po luajnë pa gola 0 me 0.

Ishte një pjesë e parë shumë e rivalizuar në “Anfield Road”, megjithatë golat nuk erdhën dot.

Salah humbi një mundësi të shkëlqyeshme në minutën  2’të, kurse Benzema ishte shumë afër të shënonte për madrilenët në minutën e 20’të.

Me këto rezultate momentale tutje kualifikohen Dortmund dhe Real Madrid.

/GazetaBlic/