Julian Nagelsmann ka mohuar të jetë në linjë për të zëvendësuar Hansi Flick në rolin e trajnerit tek Bayern Munchen.
Trajneri Nagelsmann ka qenë emri më i përfolur për ta pranuar postin e trajnerit tek skuadra bavareze, shkruan GazetaBlic.
Në fund të sezonit, Hansi Flick do të largohet nga Bayerni për ta nisur një aventurë të re me kombëtaren e Gjermanisë dhe mediat atje ishin të sigurta që ai do të pasohet nga senzacioni i viteve të fundit në rolin e trajnerit, Julian Nagelsmann.
Megjithatë, sipas GOAL.com, ai ka mohuar një kalim të mundshëm tek bavarezët, duke demantuar zërat që ishin në drejtim të tij.
Julian Nagelsmann has denied being in line to replace Hansi Flick at Bayern Munich, insisting there "are no talks between me and Bayern". (Source: GOAL) pic.twitter.com/m1lXl6liUy
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) April 14, 2021


