Sporti

Lajme të këqija për trajnerin Gattuso, humbet një futbollist shumë të rëndësishëm për sfidën ndaj Interit

04/14/2021 16:35
nga:Mergim Rreci

Napoli ka njoftuar që David Ospina ka një tendosje në dorë dhe do të mungojë për ndeshjen ndaj Interit.

David Ospina do të humbasë ndeshjen dhe kjo pritet të jetë një mungesë e madhe për Gennaro Gattuson dhe skuadrën e tij, përcjell GazetaBlic.

“Pas një problemi të muskujve kundër Sampdoria të dielën, David Ospina iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale që theksuan një tendosje të shkallës së parë në bicepsin e tij të majtë të femurit,” njoftoi Napoli në një deklaratë zyrtare.

32-vjeçari mund të mbetet jashtë fushe deri në fund të prillit, por Napoli nuk ka zbuluar kohën e rikuperimit të lojtarit.

/GazetaBlic/