Mason Mount ka një mesazh të thjeshtë pasi ndihmoi Chelsea të siguronte vendin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Chelsea tani pret ndeshjet e sotme për të kuptuar ekipin kundërshtar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
“Blues” do të takohet me fituesin e takimit Liverpool dhe Real Madrid, me këtë të fundit që avancon 3-1 nga ndeshja e parë.
Futbollisti i Chelseat, Mason Mount thotë se skuadra e tij është gati për këdo në pjesën e mbetur të kompeticionit.
“Ne do të përballemi me këdo”, tha Mount për BT Sport.
“Ne jemi gati për luftë, ne jemi gati për betejë. Ne duhet të ulemi dhe ta shikojmë kundërshtarin, ta analizojmë dhe atëherë skuadra më e mirë do të kalojë, kështu që ne jemi në rregull për këdo.”
“Ne kemi punuar shumë në stërvitje. Ne kemi qenë duke luajtur në një nivel të lartë, kështu që shpresojmë që të vazhdojmë dhe kemi lojëra të mëdha, kështu që duhet ta vazhdojmë dhe të vazhdojmë të luajmë në një nivel të lartë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


