Sporti

Ambasadori i Kosovës në Sofje viziton përfaqësuesen e Kosovës në futboll grup-mosha U-17, të cilët do të zhvillojnë ndeshje ndaj Bullgarisë

04/13/2021 18:25
nga:Gazeta Blic

Ambasadori i Kosovës në Sofje, Delfin Pllana bashkë me diplomatin, Bujar Deskaj e Bekim Misnin kanë vizituar ekspeditën e përfaqësueses së Kosovës në futboll grup-mosha U-17 të cilët pritet të zhvillojnë dy ndeshje me moshatarët e tyre në Bullgari.

Ambasadori Pllana në prani të futbollistëve, duke i dhuruar flamurin shtetërorë, nënkryetarit të FFK-së Agim Dibrani, përzgjedhësit Arsim Abazi dhe menaxherit të ekipit Genc Mustafa ka thënë se paraqitjet e mira të sportistëve janë imazhi dhe përfaqësimi më i mirë që i bëhët Kosovës në arenën ndërkombëtare, përcjell Gazeta Blic

Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ambasadori i Republikës se Kosovës në Sofje Delfin Pllana i shoqëruar nga diplomatët Bujar Deskaj e Bekim Misini kanë vizituar ekspeditën e përfaqësueses së Kosovës në futboll grup-mosha U-17 e cila në ditët ne vijim do të zhvillojë dy ndeshje më moshatarët e Bullgarisë.

Ambasadori Pllana në prani të futbollistëve, duke i dhuruar flamurin shtetërorë, nënkryetarit të FFK-së Agim Dibrani, përzgjedhësit Arsim Abazi dhe menaxherit të ekipit Genc Mustafa ka thënë se paraqitjet e mira të sportistëve janë imazhi dhe përfaqësimi më i mirë që i bëhët Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai ka uruar shtabin teknik dhe lojtarët për dy ndeshjet në vijim dhe njëkohësisht ka falënderuar institucionet Bullgare, respektivisht Federatën e Futbollit për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet respektive të Kosovës. Më këtë rast, në Ambientet e Federatës së Futbollit të Bullgarisë në “Boyana” është zhvilluar edhe një takim në mes përfaqësuesve të Ambasadës, shtabit teknik të përfaqësueses se Kosovës dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë Mihajl Kasabov.

Në këtë takim Ambasadori Pllana ka falënderuar z. Kasabov për pritjen duke vlerësuar se ndeshjet miqësore janë treguesi më real për miqësinë në mes dy popujve dhe vendeve. Poashtu edhe nënkryetari i FFK-së Dibrani, duke vlerësuar gatishmërinë e palës bullgare për këto dy ndeshje ka falënderuar kryetarin Kasabov për pritjen e ngrohtë që u është ofruar atyre dhe djelmoshave të përfaqësueses U-17. Ndërkaq, kryetari Kasabov duke ju uruar mirëseardhje përfaqësuesve të Kosovës është shprehur i lumtur për bashkëpunimin në mes dy federatave duke theksuar se janë të gjitha parakushtet që ky bashkëpunim të thellohet në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Hyseni i PSD-së: Kurti pozicionehet karshi interesave të veta të momentit për UÇK-në