Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologu i saj ng Malta George Vella dhe ai i Ishujve Marshall, David Kabua.
Vella e ka uruar Osmanin për detyrën dhe ndër të tjera ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve do të ngriten në nivel bilateral dhe në forumet multilaterale.
Ai gjithashtu ka theksuar se shteti i tij do të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugën e saj evropiane.
Presidenti i Ishujve Marshall e ka cilësuar historike zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të shtetit të Kosovës.
Më tej, Kabua në telegramin e tij ka shfaqur besimin se marrëdhëniet ndërmjet të të dy shteteve do të intensifikohen dhe do të fuqizohen.
LEXO EDHE:


