Lajme

Mot me shi dhe borë nesër në Kosovë

04/13/2021 17:24
nga:Gazeta Blic

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje shiu dhe bore, ndërsa të enjten mot kryesisht i vranët.

IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë celsius.

Po ashtu, gjatë dy ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s.

LEXO EDHE:

Ministri i Jashtëm i Serbisë ankohet në Këshill të Sigurimit që Kurti ia dha Listës Serbe vetëm një ministri