Sporti

Jurgen Klopp: ” Nuk kemi çfarë të humbasim”

04/13/2021 16:00
nga:L J

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para takimit me Real Madrid e cila do të zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Liverpool dhe Real Madrid u përballën në ndeshjen e parë çerekfinale të martën dhe rezultati i takimit ishte 3-1 për Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

Para takimit kthyes, Jurgen Klopp në konferencë për media është shprehur se skuadra e tij ende nuk është eliminuar nga kjo garë.

“Ne nuk kemi çfarë të humbasim, do të hyjmë në lojë që të sulmojmë. Mos ejani në Anfield duke thënë se ka mbaruar”, është shprehur Jurgen Klopp.

Ndeshja kthyese mes Liverpool dhe Real Madrid do të luhet nesër në ora 21:00 në Anfield Road.

/GazetaBlic Sport.