Lajme

60 rrugë i asfalton Komuna e Prishtinës, 100 gropa për vendosjen e kabllove nëntokë i hap KEDS

04/12/2021 22:38
nga:Gazeta Blic

Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet ndonëse vitin e kaluar u asfaltua, të hënën përsëri u intervenua në të për shkak të dëmtimit të asfaltit për çka komuna e Prishtinës fajëson makinat të cilat sipas këtij institucioni qarkulluan nëpër këtë rrugë ende pa u forcuar asfalti.

Ky institucion ka bërë të ditur se tani ka filluar me asfaltimin e 40 rrugëve në zonat urbane e 20 në ato rurale, derisa, i ka dhënë leje KEDS që të vendosë kabllot elektrike të rrymës në 100 rrugë të Prishtinës.

Nga KEDS thonë se të gjitha gropat e hapura do të mbyllen e asfaltohen kur të përfundojë në tërësi investimi.