Lajme

Mimoza Kusari – Lila: Masat anti-covid të rishikohen nga qeveria

04/12/2021 20:46
nga:Gazeta Blic

U.d. e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka kërkuar nga qeveria Kurti, që të rishikohen masat anti-covid, shkruan Gazeta Blic.

Kusari – Lila, ka thënë se këto masa duhet të rishikohen në kuptimin se a po ka efekt mbyllja e pjesshme e cila është në fuqi aktualisht.

Sipas Kusari – Lila, në rast se këto masa nuk kryejnë punë në zvogëlimin e rasteve të reja me koronavirus, atëherë ato duhet të ndryshohen.

“Masat anticovid te rishikohen nga qeveria”, ka thënë ndër të tjera Kusari – Lila.