Ish agjenti i Neymar, Wagner Riberio ka zbuluar prapaskenat e transferimit të Neymar nga Barcelona për te PSG.
Wagner Riberio për një prononcim për gazeten L’Equipe tregoi se ishte takuar në vitin 2016 me babain e Neymar, Nasser al-Khelaifin dhe me lojtarin në Ibiza, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne u takuam në Ibiza në katin më të lartë të një hoteli, takimi ishte shumë sekret dhe askush nuk mund të bënte as edhe një foto”, tha Riberio.
“PSG ishin të gatshëm të bënin gjithçka ta kishin Neymar, Neymar fitonte 11 milionë euro në Barcelona, PSG ofroi 26 milionë, ndërsa unë kërkova 40 milionë dhe më thanë që do ta shqyrtonin mundësinë”, vazhdoi Riberio.
“Ishte e çmendur ata i ofruan jaht privat që të udhëtonte nga Evropa në Brazil dhe madje thanë se do ta shkruanin emrin e tij në Kullën Eiffel”, përfundoi Riberio në prononcimin e tij për L’Equipe.
Neymar u transferua nga Barcelona te PSG në vitin 2017, për një shifër rekord prej 222 milionë eurove.
/GazetaBlic Sport.


