Sporti

Granit Begolli: Në FFK po punësohen çdo javë nga 10 njerëz, le të mirren ata me dukuritë negative të cilat po përmenden!

04/12/2021 10:32
nga:L J

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën e nxehtë të kampionatit dhe ankesat vetëm po shkojnë duke u rritur.

Në xhiron e fundit ka pasur shumë komente, ndonëse jo diçka konkrete, se në Superligën e Kosovës po tolerime, megjthatë këto janë demantuar nga akterët, shkruan GazetaBlic Sport.

Granit Begolli, analisti i mirënjohur në Kosovë ka thënë se me këtë dukuri duhet të merret Federata e Futbollit të Kosovës, pasi punëtorët e këtij institucioni po kanë kohë të mirren me emisione sportive, por nuk po janë në gjendje të mirrem me këtë dukuri për të cilën po aludohet.

“Në Federatë punësohen çdo javë nga 10 njerëz dhe nuk e dinë se kush çka punon aty, le të dalin ata njerëz dhe të mirren me këto dukuri, sepse s’mundemi ne të merremi ne me punë të tyre, ata për një fjalë goje e kanë dënuar Ismet Munishin, e kanë fut në procedurë disiplinore. Ata munden t’i shohin të gjitha emisionet sportive në vend në detaje, me këqyr kush çka po thotë dhe m’i fut në procedurë disiplinore, e nuk janë në gjendje me shku me i përcjell ndeshjet dhe me i pa ku ka tolerime, ose jo. Kjo është përgjegjësi komplet e tyre, ata duhet të mirren me këtë dukuri”, tha Granit Begolli për ATV.

/GazetaBlic Sport