Virusi COVID-19 ka prekur shumë sportin në përgjithësi, poashtu edhe futbollin.
Një skuadër nga Kolumbia është paraqitur me vetëm 7 lojtarë, pasi pjesa tjetër e lojtarëve ishin prekur nga virusi COVID, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Rionegro Aguilas dhe Boyaca Chico luajtën të dielën takimin mes tyre edhe pse Rionegro Aguilas kishte apeluar që loja të shtyhej pasi nuk kishte lojtarë me të cilët të paraqitej.
Megjithatë autoritetet kolumbiane nuk e aprovuan këtë apel dhe loja u zhvillua.
Portieri i Riengros mori rolin e qendërmbrojtësit në mënyrë që të zhvillohej takimi.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-3.
/GazetaBlic Sport.



