Sporti

Batatina: Akuzat në futboll s’do të ndalen kurrë, ne jemi profesionistë nuk merremi me këto gjëra

04/12/2021 09:40
nga:Lorik J

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar ndeshjen e klubit të tij ndaj Dritës, që ata e humbën me rezultatin 2-4 në shtëpi.

Para, gjatë dhe pas kësaj ndeshje kishte shumë komente në rrjete sociale se kjo ndeshje nuk ishte mjaft korrekte nga skuadrat, por këtë e ka mohuar trajneri, Tahir Batatina, i cili tha se akuzat nuk do të ndalen kurrë, megjithatë ai dhe klubi i tij nuk do të merren me gjëra të tilla, shkruan GazetaBlic Sport.

Mendoj qe akuzat ne futboll s’kanë m’u ndal kurrë, gjithmonë do të ketë pakënaqësi dhe komente, por ne jemi profesionistë – nuk duhet të merremi me ato gjëra. Para ndeshjes kam pa komente që Llapi do të luajë për Prishtinën dhe do ta mposht Dritën, ato spekulimet gjithmonë kanë me vazhdu. Ne kemi luajtur për Llapin, me marrë një rezultat pozitiv”, tha Tahir Batatina për Sporti në KTV.

/GazetaBlic Sport