Ka përfunduar sezoni për yllin e Real Madridit, Lucas Vazquez.
Lucas Vazquez u dëmtua në ndeshjen e djeshme ndaj Barcelonës, me ç’rast i ka thënë lamtumirë sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ekipi madrilen ka njoftuar se lojtari ka pësuar një ndrydhje në ligamentin e pasëm të gjurit të majtë.
“Pas testeve të kryera sot të lojtarit tonë Lucas Vazquez nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një ndrydhje të ligamentit të të pasëm në gjurin e tij të majtë”, thotë deklarata e lartpërmendur.
Edhe pse klubi nuk vlerëson afatin, Lucas Vazquez pritet të mungojë në pjesën tjetër të sezonit, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë shokët e tij të skuadrës në luftën për Champions League dhe LaLiga, raporton Marca.
Lucas Vázquez has been ruled out for the rest of the season after suffering a knee injury against Barcelona last night. pic.twitter.com/MPPnZgWb28
— Football Tweet (@Football__Tweet) April 11, 2021


