Sporti

Ronald Koeman: Penalltia ishte e qartë, nuk e di pse ka VAR në Spanjë

04/10/2021 23:25
nga:Mergim Rreci

Ka shpërthyer tensioni tek Barcelona gjatë fundit të ndeshjes.

“Blaugranët” kërkuan penallti kur Braithwaite u rrëzua në zonë nga Mendy, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, gjyqtari nuk mendoi ashtu.

Pas ndeshjes kampi i skuadrës katalanase kërkuan sqarim nga gjyqtari i ndeshjes, e shumë i nervozuar me këtë vendim të gjyqtari u deklarua edhe trajneri, Ronald Koeman.

“Penalltia ishte e qartë. “Edhe një herë ne duhet ta pranojmë atë dhe të mbyllim gojën! Madje kishte vetëm katër minuta kohë shtesë në një lojë si kjo? Unë nuk e di pse ka VAR në Spanjë” tha Koeman.
/GazetaBlic/