Lajme

Mbretëresha Elizabet e pikëlluar për vdekjen e bashkëshortit

04/09/2021 13:34
nga:Y I

Mbretëresha Elizabet reagoi për ndarjen nga jeta në moshën 99-vjeçare të bashkëshortit të saj princit Philip.

Ishte vetë mbretëresha ajo që dha lajmin e hidhur në Instagram, në faqen zyrtare të mbretërorëve.

“Me pikëllim të thellë Madhështia e saj mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Duka i Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën e Windsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.”,-thuhet në reagimin e postuar në faqen e Buckingham Palace.

/dritare.net/