Lajme

Vdes në moshën 99-vjeçare Princi Philip

04/09/2021 13:19
nga:Y I

Ka ndërruar jetë sot në moshën 99 vjecare, Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabet.

Një deklaratë nga Pallati Mbretëror:

“Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha Elizabet, ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Princit Philip, Dukës së Edinburgut.”

“Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë “Windsor”.

“Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur.

“Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.”

Duka i Edinburgut u përshkrua nga Mbretëresha si “forca dhe qëndrimi” i saj si dhe një prani e vazhdueshme pranë saj për më shumë se 70 vjet.

Lindur në 1921, Philip shërbeu në Marinën Mbretërore dhe është bërë i njohur ndër vite për shakatë dhe gafat e tij.

Pasi u takua për herë të parë me Mbretëreshën, Elizabeta “kurrë nuk vështroi askënd tjetër” dhe sapo Filipi bëri propozimin e tij, u pranua nga mbretëresha.