Lajme

“Nëna e baba, lindën sërish”- Shërohen nga Covid-19 prindërit e Gent Cakajt

04/09/2021 12:26
nga:Y I

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Caka,j ka bërë të ditur se dy prindërit e tij e kanë kalaur tashmë Covid-19.

Cakaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pas një beteje sfilitëse një-mujore të njëjtit kanë arrrit t’ia dalin me sukses.

‘Pas më shumë se një muaji në betejën sfilitëse me COVID-19, gjatë së cilës ata me çerek fryme e shpirt ndër dhëmbë luftuan paepur me hijën e zezë të vdekjes, nëna e baba, lindën sërish”

Postimi i plotë:

Pas më shumë se një muaji në betejën sfilitëse me COVID-19, gjatë së cilës ata me çerek fryme e shpirt ndër dhëmbë luftuan paepur me hijën e zezë të vdekjes, nëna e baba, lindën sërish.
E, unë, pas krejt ditëve të zymta me dhimbje të plumbtë e netëve të gjata me ankth të pambarimtë, sot, si asnjë herë më parë, ndjej për ta dashuri të pamatshme e mirënjohje të pafund❤…