Lajme

Abdixhiku uron Ditën e Kushtetutës: Duhet ta kemi udhërrëfyes për vlerat demokratike!

04/09/2021 10:13
nga:Y I

Me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar një telegram urimi, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku thotë se politikanët, Kushtetutën, duhet ta kenë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe parimet udhëheqëse.

“12 vjet më parë, Kosova vendosi themelet e shtetësisë së vet duke e aprovuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.

“Nëpërmjet Kushtetutës, qytetarëve të Republikës së Kosovës u garantohet liria me të drejtat e barabarta për secilin, ndërsa, ne, si politikbërës duhet ta kemi atë si udhërrëfyes për vlerat demokratike dhe në parimet tona udhëheqëse.Në këtë ditë veçanërisht, por, edhe çdo ditë, duhet të kujtojmë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është dokumenti më i rëndësishëm që ruan e mbronë integritetin e sovraniterin e Republikës sonë dhe integritetin e qytetarëve tanë.Tē gjithë qytetarëve të Kosovës,Urime 9 prilli, Dita e Kushtetutës.”