Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale të zhvilluara sot në Europa League.
Në kuadër të ditës së sotme, u zhvilluan të gjitha ndeshjet e para të çerekfinales së Europa League, përcjell GazetaBlic Sport.
Në Holandë, Roma fitoi ndaj Ajaxit. Ekipi vendas kaloi fillimisht në epërsi me golin e Klassen, por Lorenzo Pellegrini dhe Ibanez rikthyen rezultatin në favor të Romës.
Skuadra e Ajaxit humbi penalltinë me Tadic, goditjen e të cilit e priti Lopez.
Arsenali u ndal në shtëpi nga Slavia Prague. Londinezët vuajtën shumë në këtë sfidë. Fillimisht “Topçinjtë” i dërgoi në epërsi Pepe pas 86 minutave lojë, por Holes i mysafirëve realizoi në sekondat e fundit për të vulosur barazimin me rezultatin 1:1.
Në Kroaci, Villarreal triumfoi ndaj Dinamo Zagreb me rezultatin 0:1, falë golit të Gerard Morenos nga penalltia.
Në ndeshjen tjetër mes Granadas dhe Manchester United, klubi i Solskjaer fitoi me rezultatin e pastër 0-2.
Marcus Rashford dhe Bruno Fernandes shënuan për fitoren e Manchester United në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Leagues.
/GazetaBlic Sport
Full time scores:
?? Granada 0-2 Man Utd ???????
??????? Arsenal 1-1 Slavia Prague ??
?? Ajax 1-2 Roma ??
?? Dinamo Zagreb 0-1 Villarreal ?? #UEL pic.twitter.com/W4jdybmFsY— Football Tweet (@Football__Tweet) April 8, 2021


