Sporti

Katër ndeshje shumë interesante në Europa League, Arsenal e Manchester United synojnë kalimin tutje

04/08/2021 08:42
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen ndeshjet e Europa League.

Manchester United do të përballet me Granadan me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic.

Të drejtuarit e Ole Gunnar Solskjaer konsiderohen si favoritë në këtë takim, megjithatë në këto ndeshje epiteti i favoritit mund të ndikojë negativisht.

Arsenal në anën tjetër para vetës do ta ketë Slavia Praguen, kurse Ajax dhe Roma do të përballen në kryendeshjen e kësaj mbrëmje.

Një tjetër ndeshje që do të zhvillohet në mes Dinamo Zagreb dhe Villareal.

/GazetaBlic/