Kanë filluar dy takimet e gjysmëfinales në Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina dhe Llapi po zhvillojnë ndeshjen e parë të këtij raundi në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic.
Të dy skuadrat synojnë këtë trofe për dalje direkte në Evropë, në veçanti Llapi që nuk e ka një mundësi të tillë nga Superliga e Kosovës, për shkak se renditet në mesin e skuadrave që ende nuk e kanë siguruar ende mbjjetesën.
Në anën tjetër, Istogu dhe Dukagjini po luajnë ndeshjen tjetër në stadiumin “Demush Mavraj”.
Futbolli kosovar nuk ka pasur asnjëherë në finale të Kupës një skuadër nga Liga e Parë, derisa në këtë vit njëra nga Istogu apo Dukagjini do të luftojnë në finalen e madhe të kësaj gare.
Megjithatë, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këto dy takime.
Ne do të ju informojmë në vazhdimësi për rezultatet e këtyre dy takimeve.
/GazetaBlic/


