Sulmuesi i Manchester City nuk e ka problem nëse Tottenham humbet mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Sergio Aguero do të ishte i gatshëm të bashkohej me Tottenham këtë verë, sipas The Telegraph, dhe nuk i intereson nëse Spurs humbet Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic.
Më e rëndësishme për sulmuesin është që të rikthehet në fushën e lojës si dhe të rikthehet te shënimi i golit në Premier League.
Ai ka thënë vazhdimisht se Anglia është shtëpia e tij dhe nuk dëshiron të largohet.
/GazetaBlic/


