Sporti

Trajneri i Portos i shqetësuar pas humbjes së Chelsea: “Ata mund të hakmerren te ne”

04/06/2021 16:45
nga:Lorik J

Trajneri i skuadrës portugeze Porto, Sergio Conceicao, është shprehur i shqetësuar pas humbjes së thellë të Chelsea ndaj West Brown.

Skuadra e Portos do të përballet me Chelsea në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe Sergio Conceicao është shprehur i shqetësuar se skuadra e tij do të përballet menjëherë pas humbjes skandaloze të londinezëve në shtëpi ndaj West Brown, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ata janë ekip i shkëlqyeshëm, dhe kur ata humbin dëshirojnë të rikthehen menjëherë te fitoret”, tha Conceicao në konferencë për shtyp para takimit me Chelsea.

Megjithatë ai është shprehur optimist për rezultat pozitiv në përballjen me Chelsea.

“Gjithsesi kur jeni në fushë, askush nuk e mendon se ata kanë shpenzuar 250 milionë euro, ndërsa ne vetëm 25 milionë euro”, përfundoi trajneri i Portos.

Chelsea dhe Porto do të përballen të mërkuren në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport