Skuadra e Real Madridit nesër takohet me Liverpoolin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid dhe Liverpool ballafaqohen nesër me fillim nga ora 21:00 në Di Stefano, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi madrilen ka njoftuar listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin e nesërm ndaj Liverpoolit, ku vërehen disa ndryshime.
Në listën e të grumbulluarve rikthehet mesfushori, Fede Valverde, kurse mungesë e madhe për Zidane do të jetë sulmuesi anësor, Eden Hazard, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ballafaqimin ndaj anglezëve.
Më poshtë keni listën e lojtarëve të ftuar nga Zinedine Zidane për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve:
?️✅ ¡Estos son los 21 jugadores convocados para el partido ?@LFC! #UCL pic.twitter.com/g4BXGw2hF5
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 5, 2021


