Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkruar një status ofendues pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e shtetit, përcjell Gazeta Blic.
Pas kësaj ka reaguar ish-ambasadorja, Vlora Çitaku e cila tha se Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike, por me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme.
Statusi i plotë:
Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet.
Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme.
#GratëPërGratë


