Lajme

Haxhiu: Kosova sot ka bërë një hap prapa në demokraci, deputetët u shitën tek autokrati Kurti!

04/04/2021 19:45
nga:L J

Me 71 vota pro, Vjosa Osmani është zgjidhur presidente e Republikës së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Tashmë kanë filluar urimet e reagimet në lidhje me këtë. I fundit që ka reaguar për këtë është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i cili thotë  se Kosova sot ka bërë një kthim mbrapa në demokraci.

Ja reagimi i Haxhiut në rrjetin social, Facebook:

“Sot Kosova ka bërë kthim prapa në demokraci, ka rrëshqitur në pushtet absolut majtist që do të udhëhiqet nga një njeri.
Kosova nga një vend demokratik me ndarje të pushteteve dhe përgjegjësive, nga sot të gjitha pushtetet i ka koncentruar në dorën e një njeriu.
Ky është hapi i parë drejt pushtetit absolut majtist dhe diktatorial.
Ky kthim prapa në demokraci u bë e mundur falë koalicionit më të ri “VEGËL” (Vetëvendosje, Guxo dhe LDK) dhe deputetêve që u shiten për pazare të ndyta dhe pranuan të bëhen “vegël” e autokratit Kurti.
Akronimi VEGËL i përgjigjet më së mir të gjithë atyre që sot u bënë pjesë e procesit të votimit, sepse u shndërruan në “vegël” të Albinit.
Shantazhe e kërcënime, joshje, poste e pazare të ndyta u bënë sot vetëm me një qellim që Albini të kontrolloj Qeverinë, Presidencën, Kuvendin, drejtësinë, sigurinë dhe të gjitha pushtetet.
PDK do të jetë partia opozitare që do të mbroj demokracinë dhe do të jetë gardiane e shtetit”, shkruan Haxhiu.

/GazetaBlic