Sporti

Zekrija Ramadani pas fitores ndaj Ballkanit: Ishte një derbi i vërtetë, shpresojmë që ne t’ia dalim në fund

04/04/2021 17:15
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka fituar derbin ndaj Ballkanit.

Prishtina ka mposhtur Ballkanin me rezultatin minimal 0:1, në ndeshjen e xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani ka theksuar se ishte një ndeshje mjaft e vështirë, por është mjaft i kënaqur me fitoren e sotme në këtë derbi të vërtetë, siç e quajti ai.

“Ishim të përgatitur për një derbi të vërtetë, ashtu edhe doli, është dashur që të fitojmë mesufshën – që ta mposhtim Ballkanin, ju thashë lojtarëve që ne duhet të luftojmë për të shënuar një gol, por një autogol doli të jetë i mjaftueshëm. Sot mendoj që menaxhuam mirë rezultatin. Ne e kemi nisur mirë sezonin pranveror, çdo ndeshje ka vlerësim maksimal nga ana jonë. Kemi finale, siç i kemi ne, ashtu i kanë edhe Drita dhe Ballkani, shpresojmë që ne t’ia dalim deri në fund”, tha Zekrija Ramadani për “Art Sport”.