Sporti

Real Sociedad fitoi Kupën e Mbretit, ky është reagimi interesant nga trajneri i këaj skuadre pas triumfit

04/04/2021 11:35
nga:Mergim Rreci

Real Sociedad triumfon me rezultatin minimal 1-0 në finalen baske të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos dhe rikthehet të fitojë një trofe pas 37 vitesh mungesë.

Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej për vitin 2019-2020, por që u shtye si shkak i pandemisë, përcjell GazetaBlic.

Sfida në “Estadio de la Cartuja” ishte mjaft e luftuar nga të dy ekipet baske, por në fund ishte Real Sociedad që u largua nga Andaluzia me trofeun e Kupës, falë një goli të shënuar nga Mikel Oyarzabal në minutën e 63-të, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil duke folur në konferencën për shtyp ndaloi dhe kërkoi falje paraprakisht për veprimin.

“Po bëhem nga një trajner profesional në një amater”, tha ai.