Një super ndeshja na pret në ditën e sotme në Superligën e Kosovës.
Ballkani – Prishtina, pritet të jetë njëra ndër ndeshjet më interesante të kësaj fundjave. Të dy skuadrat janë të imponuara për fitore, pas suksesit që kishte Drita në ndeshjen e djeshme, përcjell GazetaBlic.
Tradicionalisht viteve të fundit ka pasur një rivalitet të madh mes këtyre dy skuadrave, poashtu mes dy qyteteve dhe jo vetëm në sportin e futbollit.
Para kësaj ndeshje për GazetaBlic Sport është prononcuar udhëheqësi i tifo-grupit të skuadrës së Ballkanit, Korab Elshani.
Elshani tha se sot është një ndeshje shumë e rëndësishme për Ballkanin, ku normalisht shprehi keqardhje për mungesën e tyre në tribuna,
“Sot është një ndeshje shumë e rëndesishme për Ballkanin, ne uroj të fitojmë sot. Si “Xhebraila” nuk e kemi të lehtë të përcjellim nga televizioni këtë ndeshje, sepse ne kemi qenë afër klubit në çdo situatë, por edhe jemi pranë klubit. Mungesa e kontritubitit tonë nga tribunat ështe për të ardhur keq, andaj urojmë që sot të fitojmë dhe jam i bindur që pikët e plota mbesin në Suharekë, sot është dita e fitores së Ballkanit” tha fillimisht Elshani për GazetaBlic Sport.

Më pas ai u pyet se a do të ketë ndonjë befasi nga ana e tyre.
“Befasi nga ana “Xhebrailave” nuk do të ketë sot, sepse nuk lejohet grubullimi sipas masav të IKPSHK-së” përfundoi Elshani.
Shpëtim Murtezi, gjyqtari gjilanas, do ta drejtojë këtë takim. Murtezi do të jetë i shoqëruar nga Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari në krah, ndërkohë Selim Isufi do të jetë gjyqtarë i katërt.
Kujtojmë që ndeshja fillon në ora 15:00.
/GazetaBlic/


