Lajme

9 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

07/04/2021 15:01
nga:L J

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, 1 viktimë nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 9 raste të reja të infektuara me këtë virus, nga testimi i mostrave.

Ndërsa, janë shëruar 14 persona.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107,797 raste të infektuara me koronavirus.

2 mijë e 261 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.