Lajme

777 mijë e 730 qytetarë kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat anti-Covid

12/22/2021 07:09
nga:M K

Ka shkuar në 777 mijë e 730 qytetarë kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat anti-Covid.

Këtë e ka konfirmuar në raportin e saj 24-orësh edhe Ministria e Shëndetësisë, përcjell GazetaBlic.

874 mijë e 600 është numri i banorëve që kanë pranuar të paktën njërën dozë, teksa 1 milion e 656 mijë e 937 vaksina janë administruar që nga fillimi i procesit e deri më tani.

Në anën tjetër, përgjatë 24 orëve të fundit, 2096 persona kanë pranuar dozën e radhës respektive.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

/GazetaBlic/