Ka shkuar në 777 mijë e 730 qytetarë kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat anti-Covid.
Këtë e ka konfirmuar në raportin e saj 24-orësh edhe Ministria e Shëndetësisë, përcjell GazetaBlic.
874 mijë e 600 është numri i banorëve që kanë pranuar të paktën njërën dozë, teksa 1 milion e 656 mijë e 937 vaksina janë administruar që nga fillimi i procesit e deri më tani.
Në anën tjetër, përgjatë 24 orëve të fundit, 2096 persona kanë pranuar dozën e radhës respektive.
Më poshtë edhe raporti i plotë.
/GazetaBlic/