Lajme

746 mijë e 232 kosovarë të vaksinuar me të dyja dozat

11/12/2021 07:10
nga:M K

746 mijë e 232 është numri i qytetarëve kosovarë që kanë pranuar të dyja dozat.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ministria e Shëndetësisë përmes lajmërimeve tashmë të zakonshme, përcjell GazetaBlic.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2264 persona.

Numri total i dozave të administruara është 1 milion e 589 mijë e 739, teksa dozën e pranuar e kanë marrë 843 mijë e 507 kosovarë.

Më poshtë edhe raporti i plotë.

/GazetaBlic/