Lajme

71 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

10/27/2025 10:02
nga:N K

71 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, 34 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 37 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 438 gjoba trafiku, janë arrestuar 18 persona dhe tetë janë dërguar në mbajtje.