Lajme

7 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitale

04/01/2022 10:06
nga:Genita C

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht në spitale janë duke u trajtuar shtatë pacientë.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, gjashtë të tjerë janë post-Covid.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 7 pacientë të konfirmuar nga Covid-19, 6 të negativizuar post- Covid.

Me oksigjeno-terapi 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv, 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Klinika e Neonatologjisë , 1 foshnje post-Covid-19

Spitali i Gjakovës, 1 pacient