Sporti

7 klube të reja në Ligën e Parë të Kosovës në futsall

08/29/2026 16:53
nga:Mergim Rreci

Liga e Parë e Kosovës në futsall do të nisë sezonin 2026/27 me 14 ekipe, ku shtatë prej tyre janë klube të reja.

Në këtë edicion do të garojnë FC Ballkani Futsal, FC Dukagjini 03, FC Fushë Kosova 01, FC Legjendat, FC Lipjani, FC Vitia dhe FC Vëllaznimi.

Pjesëmarrja e skuadrave të reja pritet të sjellë më shumë konkurrencë dhe emocione në garën e futsallit kosovar.

Komisioni i Futsallit u ka uruar mirëseardhje klubeve të reja dhe suksese në sezonin 2026/27.

/GazetaBlic Sport/