Lajme

7.348 kosovarë pranuan vaksinën kundër Covid-19 në 24 orët e fundit

10/23/2021 15:40
nga:M K

7 mijë e 348 qytetarë kosovarë e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në raportin 24-orësh. Numri i dozave të administruara gjithsej është 1.532.585 vaksina.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 834.857 qytetarë, teksa me te dyja dozat deri më tani janë vaksinuar 697.728 qytetarë.

Në ndërkohë, brenda ditës janë shënuar 16 raste të reja me virusin Covid-19.

33 qytetarë janë shëruar, teksa nuk është raportuar për të vdekur.

Fatmirësisht, sërish pa viktima – 16 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit