Numër i madh i aksidenteve në trafik janë shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit.
Si pasojë e këtyre aksidenteve pati edhe të vdekur.
Saktësisht në këtë kohë janë regjistruar 68 aksidente, në mesin e tyre 34 me të lënduar ndërsa 33 të tjerë me dëme materiale.
Një nga këto aksidente ishte me fatalitet dhe ndodhi në Drenas.
Duhet përkujtuar që në të njëjtën kohë, nga Policia e Kosovës janë regjistruar 376 tiketa trafiku për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.