Lajme

64 pacientë po trajtohen për COVID-19

02/28/2022 10:40
nga:N M

64 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, prej të cilëve 50 janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa 14 të tjerë kanë rezultuar negativë.

Shtatë nga këta pacientë janë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv, pesë prej të cilëve janë të shtruar në QKUK, ndërsa dy të tjerë në spitalet e përgjithshme, njofton Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Ndërkaq, me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive – 28 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive – 5 pacientë,

Klinika e Pediatrisë – 3 pacientë,

Spitali i Prizrenit – 5 pacientë,

Spitali i Gjilanit – 8 pacientë,

Spitali i Pejës – 1 pacient,

Spitali i Gjakovës – 7 pacientë,

Spitalit Mitrovicës, – 1 pacient,

Spitali i Ferizajt – 6 pacientë

Kërkohej nga Interpol, arrestohet në Kosovë polici nga Shqipëria