Lajme

6 muaj pas arrestimit, Specialja s’e lë Fazliun të mbrohet nga Artan Qerkini

06/05/2025 21:05
nga:G B

Edhe i bashkë-akuzuari i Thaçit në rastin e dytë, Fadil Fazliu, ka dorëzuar ankesë në Dhomat e Specializuara, për mos-pranimin e Regjistrit që Fazliut t’i caktohet si bashkë-mbrojtës Artan Qerkini.

Siç ka mësuar Klan Kosova, Regjistri i Gjykatës Speciale më 29 maj e ka refuzuar kërkesën për ta shtuar në ekipin mbrojtës të Fazliut edhe Qerkinin me arsyetimin se avokati ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes së Prokurorisë së Specializuar në shtëpinë e Bashkim Smakajt më 30 tetor 2023, i cili është poashtu pjesë e Aktakuzës për pengim të drejtësisë.

Fazliu i cili po qëndron në paraburgim prej fiks 6 muajsh, aktualisht mbrohet nga David Young i cili ka qenë mbrojtës i Rexhep Selimit.