Lajme

55 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

01/08/2023 08:53
nga:Astrit Gashi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 55.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 106 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 12 persona.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,335 raste, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 078, njofton Ministria e Shëndetësisë.