Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe prokuroritë themelore kanë ngritur 51 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 62 persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se me urdhër të prokurorëve janë ndaluar për 48 orë 14 persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktim të paraburgimit të 4 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Një ndër aktakuzat e ngritura ka të bëjë me veprën penale nga kapitulli i korrupsionit “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”. Kjo aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj një personi.


