Lajme

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave voluminoze në hapësira publike

09/24/2026 23:06
nga:L J

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se personat që hedhin mbeturina voluminoze në hapësira publike mund të gjobiten me 500 euro.

Sipas njoftimit, gjobat shqiptohen nga Inspektorati i Komunës.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit.

“Ta ruajmë bashkë ambientin, mos hidhni mbeturina në hapësira publike!”, thuhet në njoftimin e “Pastrimit”.