Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, aktualisht kryetar i AAK-së i ka drejtuar pesë pyetje publike kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e që kanë të bëjnë kryesisht me energjinë elektrike, raporton Gazeta Blic.
Ai i ka bashkangjitur edhe një infografik në kohën kur Haradinaj ishte në pushtet e cila tregon shkëmbimin e rrymës ndërmjet Kosovën dhe Shqipërisë.
Reagimi i plotë:
Pyetje publike për Qeverinë:
1. Pse shkëmbimet energjetike me Shqipërinë janë të papërfillshme gjatë Qeverisë Kurti?!
2. Pse psh Kosova gjatë kohës së qeverisjes sime, verës i ka dhënë kaq shumë rrymë Shqipërisë, për të marrë atë gjatë dimrit?
3. Pse Qeveria Kurti e ka shitur rrymën gjatë verës me çmim të lirë për ta blerë atë gjatë dimrit me çmim shumëfish më të shtrenjtë?!
4. Pse nuk ka krijuar rezerva për dimër, siç ka ndodhur më herët, për të siguruar stabilitet energjetik?
5. A e ka bërë nga mosdija, apo qëllimisht?
Shihni grafikonin e shkëmbimeve të rrymës me Shqipërinë gjatë qeverisjes sime me 2019 dhe Qeverisë Kurti me 2021.


