Lajme

428 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

10/28/2021 08:41
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,976 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi gjashtë mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.

Deri më tani 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Çdo vit e më shtrenjtë, si kanë ndryshuar çmimet e produkteve ndër vite?